Zjarri në kompleksin Wang Fuk Court, që përfshiu 7 nga 8 kulla banimi në distriktin Tai Po të Hong-Kongut, përveç tragjedisë për banorët, la prapa edhe shumë kafshë shtëpiake të bllokuara në apartamente. Por falë reagimit të shpejtë të vullnetarëve, disa prej tyre janë shpëtuar.

Sipas informacionit më të fundit, vullnetarë të organizatës Hong Kong Guardians dhe agjencive për mbrojtjen e kafshëve mobilizuan urgjentisht “ambulanca për kafshë” dhe aparate oksigjeni për të siguruar transportin dhe shpëtimin e kafshëve nga pallatet.

Në orët e para pas tragjedisë, nga zona e rrezikuar dolën të shpëtuara së paku 10 mace, 7 qen dhe disa breshka, ndërkohë që lista e rasteve të mundshme tejkalonte 100 — me pronarë që kishin humbur kafshët e tyre.

Shumë prej pronarëve u larguan me ngut nga apartamentet pa mundur të marrin kafshët, por sistemi i mikrocipimit të kafshëve në Hong Kong bëri që shpëtimi të ishte një mundësi shkruan Reuters.

Përpjekjet për shpëtimin e kafshëve janë bërë paralelisht me operacionet e shpëtimit për njerëzit. Vullnetarët kanë negociuar me forcat e emergjencës për të hyrë brenda perimetrit, duke garuar me kohën dhe rrezikun — ndërsa zjarrfikësit po luftonin flakët.

Kjo iniciativë tregon se edhe në mes të tragjedisë — kur humbjet janë të mëdha — nuk duhet lënë prapa krijesat që mbështeten te ne për mbrojtje dhe dashuri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu