
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e Facebook të tij, projektet e “Ballkoneve Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore.
Rama shkruan se ballkonet panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona.
“Ja si do të duken “Ballkonet Panoramike” në parqet kombëtare dhe natyrore.
Së shpejti në zonat e mbrojtura në gjithë Shqipërinë, do të ngrihen këto struktura të lehta dhe miqësore me natyrën, që sjellin një mënyrë të re për të përjetuar peizazhet tona të jashtëzakonshme
Të projektuara në harmoni me mjedisin, këto pika panoramike do t’u ofrojnë vizitorëve hapësira të sigurta për të parë dhe shijuar nga pranë bukurinë e parqeve tona”, shkruan Rama.






