
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, një konflikt mes dy shtetasve ka degjeneruar në përdorim arme.
Mësohet se pas një sherri midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., ky i fundit dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit.
View this post on Instagram
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës për të kapur dhe shoqëruar personat e përfshirë në agresion, ndërsa deri tani nuk raportohet për të plagosur.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.




