
Kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në Festën Kombëtare të Shqipërisë të organizuar në Athinë.
Balla ishte i shoqëruar nga Zv.Kryeministri i Greqise, Kostis Hatzidakis, Ambasadorja Luela Hajdaraga, deputeti Vasil Llajo, Kryetari i Bashkise se Himares Vangjel Tavo etj.
Gjatë eventit, Balla u takuan me përfaqësues të lartë të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë si dhe me shumë qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Balla u shpreh se Festa Kombëtare në Athinë është një moment i rëndësishëm për të forcuar lidhjet me komunitetin shqiptar dhe për të thelluar bashkëpunimin me autoritetet greke.
“Bashkë me Ministren Diella sonte Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla.







