
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka sulmuar Komisioneren për Zgjerimin të BE-së, Marta Kos, duke e akuzuar se po “ambalazhon” një kryeministër të përfshirë në afera korruptive dhe narkoshtetërore me ngjyrat e BE-së, duke mos marrë parasysh raportet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet.
Ai i kërkon komisioneres Kos të mos lejojë devijimin nga standardet europiane, duke theksuar se Shqipëria duhet të përputhet me Evropën, jo të paraqitet si një Europë e kontrolluar nga Rama.
Reagimi i plotë i Marta Kos:
Zonja Kos mos u bëj Bozë!
Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor Rama.
Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.
Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.
Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.
Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!
Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!
Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë Shqipëria.
Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!/shqiptarja.com







