Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë mëngjes qytetarët me një mesazh në rrjetet sociale, ku e cilëson si “historike” ditën e sotme për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Rama ndodhet në Romë, ku zhvillohet mbledhja e parë e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane — një format i ri bashkëpunimi që synon të ngrejë nivelin e marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve.

Sipas Kryeministrit, takimi i nivelit të lartë do t’i hapë rrugën nënshkrimit të 16 marrëveshjeve konkrete të bashkëpunimit, të cilat përfshijnë fusha si siguria, ekonomia, kultura, infrastruktura, arsimi dhe politikat e migracionit.

Në mesazhin e tij, Rama shkruan:

> “MIRËMËNGJES dhe me krenarinë për një tjetër ditë historike në marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, e cila zhvillohet në Romë për t’i hapur rrugë 16 marrëveshjeve të reja konkrete të bashkëpunimit në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik me fqinjin tonë të çmuar perëndimor, ju uroj një ditë të mbarë.”

 

Kjo mbledhje vlerësohet si një hap i rëndësishëm në konsolidimin e rolit të Shqipërisë në rajon dhe në forcimin e bashkëpunimit me Italinë, një partner historik dhe aleat kyç në proceset integruese europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu