Në SHBA, kujdesi për kafshët shtëpiake po bëhet gjithnjë e më i kushtueshëm, duke çuar shumë pronarë në borxhe të konsiderueshme për të mbajtur shëndetin dhe lumturinë e miqve të tyre me katër putra.
Sipas American Pet Products Association, mbi 86 milionë amerikanë jetojnë me një kafshë shtëpiake, që përfaqëson rreth 66% të familjeve në vend. Por dashuria ndaj tyre po rezulton më e shtrenjtë se kurrë.

Nga kursimet te kreditë për kafshët

Shembujt janë të shumtë. Kali Bauer, 35-vjeçare nga Kalifornia, pranon se ka hyrë në borxh për të shpëtuar macen e saj të sëmurë dhe do ta bënte sërish për qenin e saj “Dexter”.

“Vetëm hoqa dorë nga disa shpenzime – ha shumë ramen për një muaj,” – tregon ajo.

 

 

E njëjta ndjenjë ndahet edhe nga Jennifer, 55 vjeç, nga Kanadaja, e cila mori kredi për të financuar operacionin e qeni të saj French Bulldog.

“Nuk kam fëmijë. Kafshët janë familja ime dhe më mbajnë emocionalisht të qëndrueshme,” – rrëfen ajo.

Pse njerëzit hyjnë në borxh për kafshët e tyre

Për shumë njerëz, kafsha nuk është thjesht shoqëruese, por anëtare e familjes. Megjithëse më pak se 10% e pronarëve të kafshëve kanë sigurim veterinar, shumica zgjidhin të paguajnë çdo çmim për trajtimet mjekësore të nevojshme.
Sëmundje kronike si artriti, kanceri, sëmundjet e veshkave apo alergjitë sjellin shpenzime të vazhdueshme për ilaçe, analiza e dieta speciale.

Si të shmangni krizat financiare për kafshët

Ekspertët këshillojnë disa hapa për t’u përgatitur financiarisht:

Krijoni fond emergjent për kafshën – edhe 25 dollarë në javë mund të bëjnë diferencë.

Merrni sigurim veterinar ose plane mirëqenieje.

Blini ushqime dhe produkte me shumicë ose me abonim për të kursyer.

Përdorni burime ndihme financiare për raste emergjente, si ato të ofruara nga organizatat “Best Friends”.

Në fund të ditës, siç thekson autorja Carol Bryant, “kur e do dikë – qoftë njeri apo kafshë – bën gjithçka për ta mbajtur gjallë e të lumtur.”

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu