
Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 18:45 është dërguar për mjekim në spital shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krah me armë zjarri. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.







