Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përfaqësoi Shqipërinë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së, që po zhvillohet në Doha të Katarit, ku morën pjesë udhëheqës të lartë botërorë për të diskutuar mbi politikat e drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj e cilësoi samitin si një thirrje për veprim dhe solidaritet global, duke theksuar se Shqipëria është e vendosur të përafrojë politikat e saj sociale me standardet europiane dhe ndërkombëtare.
“Ne kemi reformuar sistemet e shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe mirëqenies për të siguruar akses dhe drejtësi për të gjithë. Digjitalizimi i shërbimeve publike ka bërë shtetin më transparent dhe të arritshëm për qytetarët”, deklaroi ai.

Begaj theksoi se zhvillimi social nuk mund të ndahet nga tranzicionet digjitale, demografike dhe mjedisore, duke bërë thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar në luftën kundër pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike.
“Le ta shndërrojmë këtë samit në një pikë kthese për të vendosur njerëzimin në zemër të zhvillimit,” – përfundoi Kreu i Shtetit shqiptar.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu