Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu, zhvilloi një takim me Reporterin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, dhe një grup gazetarësh austriakë, ku foli për rrugëtimin europian të vendit dhe reformat që po e shoqërojnë këtë proces.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve mbi hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, Gogu theksoi se parimi i prezumimit të pafajësisë është themelor, ndërsa shumica qeverisëse do të karakterizohet nga durimi shtetndërtues dhe vigjilenca për ruajtjen e standardeve europiane të drejtësisë.

“Kemi kaluar vetëm nëntë vjet nga ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë. Procesi i konsolidimit të tyre vazhdon dhe kërkon durim, besim dhe përkushtim ndaj parimeve europiane,” – u shpreh Gogu.

Ai theksoi gjithashtu se Parlamenti ka rol kyç në monitorimin e institucioneve, ndërsa përsëriti vullnetin e palëkundur të shumicës për të ndërtuar një shtet funksional dhe transparent.

“Shumica do të tregojë durim në shtetndërtim, siç e ka theksuar vazhdimisht edhe Kryeministri Rama,” – tha ministri.

Në vijim, Gogu foli për prioritetet e qeverisë, përfshirë votën e diasporës, zhvillimin ekonomik dhe balancimin e tij me mbrojtjen e mjedisit dhe pasurive natyrore.

Në planin rajonal, ministri nënvizoi rëndësinë e integrimit të përbashkët të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian:

“Shqipëria sjell në tryezën europiane bashkëjetesë fetare, mikpritje dhe energjinë e një shoqërie që po transformohet — nga stereotipi i dikurshëm në një ekonomi vibrante të rajonit,” – deklaroi Gogu.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu