Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit të kësaj të diele zonën e Tufinës, në Tiranë. Një person ka hedhur një sasi të dyshuar eksplozivi mbi tarracën e një dyqani lulesh, duke shkaktuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2026, rreth orës 02:45, ndërsa objektivi ka qenë një biznes në pronësi të një 65-vjeçari me inicialet A. K.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm dëmtime materiale në ambientet e biznesit.

Policia identifikon autorin, mister motivet e sulmit

Forcat e policisë kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse.

Megjithatë, identiteti i tij nuk është bërë publik për shkak të hetimeve që vijojnë.

“Më datë 01.11.2026, rreth orës 02:45, në Tufinë, në tarracën e një dyqani lulesh, në pronësi të shtetasit A. K., rreth 65 vjeç, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse”, njofton Policia e Tiranës.

Autoritetet konfirmojnë se identifikimi i autorit të dyshuar është bërë i mundur falë veprimeve hetimore, ndërsa po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ende nuk thuhet zyrtarisht motivi i sulmit me eksploziv, si dhe nëse pronari i biznesit ka pasur konflikte apo kërcënime të mëparshme.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit dhe përcaktimin e përgjegjësive penale.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu