
Në një deklaratë për mediat, Berisha foli për një “telefonatë kërcënuese” të Ramës ndaj prokurorit të çështjes, duke e cilësuar ngjarjen si një skandal shumë të madh politik dhe institucional.
“Dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut.
Telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo lloj kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori,
i cili, i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, me shkrim, me film e me çdo gjë,
ka marrë vendimin e duhur,” – deklaroi Berisha.
Sipas tij, prokurori është kërcënuar drejtpërdrejt nga Kryeministri, i cili “nuk mund të pranojë realitetin e hetimit”.
“Unë u them ju me garanci dhe siguri të plotë që ai është kërcënuar.
Por Edi Rama këtë nuk e pranon dot, sepse është i regjistruar,” – shtoi Berisha.
Berisha përmendi edhe drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, të cilin e akuzoi se ka ushtruar presion ndaj prokurorit:
“Altin Dumani është ndoshta një nga kërcënuesit e tij.
Është një nga ata që i ka thënë, pak a shumë po e perifrazoj: ‘Mendo për kokën tënde’.
Por kërcënimi i Ramës është shumë më tepër, është një skandal shumë i madh.
Sepse e di ti se po thërret zëvendëskryeministren.”
Ish-kryeministri e cilësoi rastin si provë të kapjes së drejtësisë nga qeveria,
duke paralajmëruar se “kjo ndërhyrje nuk do të mbetet pa përgjigje”.







