Prokuroria e Lezhës ka ekzekutuar sot, më 29 tetor, 10 masa sigurie në kuadër të një hetimi të gjerë mbi një skemë të dyshuar tjetërsimi pronash në zonat bregdetare të Lezhës.
Operacioni u zhvillua me urdhër të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, pas disa muajsh hetime mbi veprime të paligjshme në regjistrat kadastralë dhe falsifikime dokumentesh për përfitimin e pronave.

Sipas burimeve zyrtare, masat e vendosura janë:

  • Pjetër Tuci“Arrest në burg”
  • Gentian Malota, ish-drejtor i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”
  • Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “Arrest në shtëpi”
  • Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “Arrest në shtëpi”
  • Luiza Bala“Arrest në shtëpi”
  • Hekuran Xhina“Arrest në shtëpi”
  • Flor Giini, ish-drejtor i IKMT – “Ndalim i daljes jashtë shtetit”
  • Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “Ndalim i daljes jashtë shtetit”
  • Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “Pezullim i ushtrimit të një detyre publike” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrjetit të përfshirë në këtë skemë të dyshuar, që synonte përfitimin në mënyrë të paligjshme të pronave në vijën bregdetare të Lezhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu