Spanja tremb në fillim ndaj Gjeorgjisë, por në fund ia del të imponohet në Këln teksa fitoi me shifrat 4-1. La Roja e nisi vrullshëm ndeshjen, por në një kundërsulm në minutën e 18, autogoli i Le Normand i dha shpresë gjeorgjianëve.
Nga ky moment, Spanja nisi të shfaqej edhe më agresive dhe ia doli të barazonte pa u mbyllur pjesa e parë me anë të Rodri që gjeti cepin e portës së Mamardashvilit me një goditje shumë preçize.
Në fraksionin e dytë, nuk kishte shumë diskutime pasi të besuarit e De La Fuentes dominuan totalisht duke shënuar edhe tre gola të tjerë. Goli i përmbysjes u shënua nga Fabian Ruiz ndërsa për ta bërë edhe më të bukur festën e spanjollëve mendoi Nico Williams dhe Dani Olmo.
Përfundimisht, 4-1 për Spanjën me këta të fundit që sigurojnë vendin për në çerekfinale aty ku më datë pesë korrik do të përballen me Gjermaninë./Supersport