Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, i ka cilësuar Dhomat e Specializuara si të korruptuara dhe ka kërkuar ndërprerjen e financimit për to.

Grenell përmendi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke theksuar se ai u arrestua pesë vjet më parë dhe ende ndodhet në burg, ndërsa gjykimi ka filluar vetëm së fundmi.

Të premten në Tiranë u organizua një protestë kundër ecurisë së procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së në Hagë. Përfaqësues të organizatave të dala nga lufta dhe folës të tjerë e konsideruan gjykimin si të padrejtë dhe të njëanshëm.

Aktakuza për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin përfshin veprat: burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999. Të akuzuarit mohuan fajësinë, ndërsa gjykata pritet të përmbyllet deri në fund të dhjetorit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu