Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të takohet këtë të premte me Presidentin amerikan Donald Trump në Uashington, për të diskutuar mundësinë e furnizimit të Ukrainës me raketat Tomahawk, të afta të godasin thellë territorin rus. Takimi vjen një ditë pas deklaratave të Trump se ka bërë “progres të madh” gjatë telefonatës me Presidentin rus Vladimir Putin, ku u vendos që të zhvillohen bisedime ballë për ballë në Hungari.

Zelensky ka nënvizuar se Moska po përpiqet të rifillojë dialogun sapo mëson për Tomahawk-et, duke shtuar presion mbi SHBA-në për të furnizuar Ukrainën me raketa me rreze veprimi 2,500 km.

Trump, ndërkohë, ka theksuar se nuk mund të zbrazë rezervat amerikane të raketave Tomahawk dhe se ato janë të nevojshme edhe për SHBA-në. Ai pritet të njoftojë Zelensky për përparimet e bisedimeve me Putin gjatë takimit të së premtes.

Takimi vjen në një kohë tensioni, pasi Rusia ka zhvilluar sulmin më të madh të këtij viti mbi Ukrainën, duke përdorur 28 raketa balistike dhe 320 dronë, sipas ambasadores ukrainase në SHBA, Olga Stefanishyna. Ajo e ka cilësuar këtë ofensivë si dëshmi të strategjisë së Moskës për “të terrorizuar dhe lodhur” Ukrainën.

Ky takim i Zelensky-t me Trump është vizita e tij e tretë në Uashington që nga janari dhe vjen ndërsa administrata amerikane reflekton mbi një rol më të fuqishëm të Ukrainës në mbrojtjen ndaj agresionit rus, përfshirë mundësinë e furnizimit me kapacitete të avancuara raketore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu