
Kryetari i Grupit Parlamentar dhe Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, njofton se më 17-18 Tetor rruga e Kombit do të jetë pa pagesë për qytetarët që do të marrin pjesë në aktivitetin “Lira ka emër – Drejtësi për çlirimtarët”, një tubim që synon të nderojë luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Balla i fton të gjithë qytetarët të bashkohen në Tiranë për të kërkuar drejtësi, respektimin e dinjitetit dhe të vërtetën për heroizmin e çlirimtarëve të UÇK-së.
Më herët në seancë plenare, Balla ripërsëriti disa herë kërkesën për opozitën që të braktisë urdhrin për bojkot dhe të vërë Shqipërinë mbi partinë duke iu bashkuar protestës.







