Tre persona janë arrestuar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së Gjykatës së Apelit teksa ushtronte detyrën e tij.

Të arrestuar janë, autori i ngjarjes Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi si dhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së hënës, ku 30-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin pasi mori vendim kundër xhaxhait të tij. Ai qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj.

Pas krimit, ai iu dorëzua patrulës së policisë në dalje të gjykatës. Mister mbetet se si u thye siguria e gjykatës duke u futur brenda një person i armatosur./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu