Një plagosje me thikë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës.

Viktimë e sulmit mbeti një 40-vjeçar, që ka marrë plagë në duar kryesisht pas përleshjes dhe goditjes me thikë nga agresori.

Plagosja është e lehtë, teksa i dëmtuari është E.Gogo, i cili ka marrë mjekim në spital.

Policia nisi menjëherë hetimet dhe dyshohet se autor i krimit është B.Brahimaj, për të cilin ka nisur procedimi penal.

Hetimet e ngjarjes janë ende aktive dhe pritet zbardhja e plotë e dinamikës dhe shkaqeve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu