
Zyrtare: Qeveria shkarkon Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Ky hap u ndërmor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, pas propozimit të bërë nga Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe miratimit paraprak nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, me vendimin nr. 69, datë 23 shtator 2025.
Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, duke i dhënë fund mandatit të Veliajt në krye të bashkisë.
Ky zhvillim shënon një lëvizje të rëndësishme në skenën politike dhe në drejtimin e kryeqytetit.