Shpërthim në banesën e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu. Policia njofton se një sasi lëndë plasëse është vendosur në murin rrethues të banesës së deputetit demokrat rreth orës 01:00 në rrugën “Arjan Sala”, dhe për pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihen detaje rreth kësaj ngjarjeje, për ndonjë konflikt të mundshëm dhe paralajmërim ndaj deputetit të Berishës, por grupo hetimor po punon për të identifikuar dhe kapur autorin si edhe për të sqaruar rrethanat e plota.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

Sakaq, theksojmë se Mziu doli deputet nga 11 maji pasi ishte pjesë e listës së sigurt në qarkun Dibër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu