
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në Tiranë. Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, një konflikt i çastit për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e dy të rinjve.
Policia bën me dije se shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) dy vëllezërit e tij, Z. M., 27 vjeç, dhe A. M., 20 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 ndërhynë menjëherë, duke identifikuar, kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar. Gjithashtu, policia sekuestroi edhe mjetin prerës të përdorur në ngjarje.
Dy të plagosurit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.