
Një pjesë e pronarëve të kafshëve shtëpiake në SHBA po refuzojnë t’u bëjnë vaksinimin e detyrueshëm qenve të tyre, duke besuar se vaksinat mund të shkaktojnë autizëm te kafshët.
Një studim i vitit 2023 nga Boston University School of Public Health, i botuar në revistën Vaccine, zbuloi se:
37% e pronarëve të qenve besojnë se vaksinat mund të shkaktojnë sjellje të lidhura me autizmin.
20% mendojnë se vaksinat nuk janë efektive, ndërsa
30% nuk besojnë se janë të nevojshme.
Ekspertët: “Kafshët nuk kanë autizëm”
Megjithatë, ekspertët e shëndetit të kafshëve theksojnë se ky besim është një mit i rrezikshëm.
“Kafshët nuk kanë autizëm,” shpjegon Lori Kogan, psikologe dhe profesore në Universitetin Shtetëror të Kolorados, për WebMD.
“Ky nuk është një shqetësim që pronarët duhet të kenë.”
Dr. Michael Q. Bailey, president i Shoqatës Amerikane të Veterinarëve, konfirmon se nuk ka asnjë provë shkencore që lidh vaksinat me autizmin, as tek njerëzit dhe as tek kafshët.
“Kjo çështje është studiuar dhe është mbyllur në literaturën shkencore. Vaksinat e sotme nuk kanë lidhje me autizmin,” tha ai për HuffPost.
Pse vaksinat janë të rëndësishme
Vaksinimi i kafshëve është i domosdoshëm për t’i mbrojtur nga sëmundje ngjitëse që mund të jenë fatale, si tërbimi dhe parvovirusi.
Dr. Bailey nënvizon se pronarët duhet të informohen mirë dhe të konsultohen me veterinerët e tyre për të marrë vendime të sigurta për shëndetin e kafshëve.
Një trend i ri tek studentët
Ndërkohë, një raport i Associated Press tregon se gjithnjë e më shumë studentë të universiteteve po marrin kafshët e tyre me vete në konvikte, për t’u ndier emocionalisht më të mbështetur.
Në kampuse po shihen qen, mace, lepuj dhe madje edhe kavie, si një formë terapie emocionale për të përballuar stresin dhe izolimin./NYT