Rrëfimi i Ragip Gilës i dhënë një ditë më parë para hetuesve nuk ka qenë bindës për këta të fundit.

Për të zbuluar më shumë mbi arsyet e masakrës që ai kreu një ditë më parë në mes të qytetit të Shkodrës mësohet se do të tentohet sërish këtë të martë me marrjen në pyetje të autorit të dyshuar me qëllim sigurimin e ndonjë dëshmie më bindëse.

Ndërkaq, ekspertët më të mirë të krimeve të rënda ndodhen në Shkodër për të asistuar mbi hetimet që Drejtoria Vendore po kryen.

Një ditë më parë janë kryer kontrolle në banesën e autorit të ngjarjes, por nuk është zbuluar asnjë send i kundërligjshëm.

Nga ana tjetër janë marrë edhe të dhëna nga burgu i Reçit në Malësi të Madhe.

Kjo për shkak se autori Ragip Gila ka qëndruar në atë ambient për 13 muaj.

Policia ka nisur me këqyrjen e kamerave të sigurisë të disa ditëve më parë për të verifikuar nëse Erogen Vaso, i dyshuar si objektivi i sulmit me armë, ka qenë nën survejim.

Shënjestra lëvizte nëpër bizneset e tij që ndodhen në Shkodër me automjet të blinduar dhe nën shoqërinë e Liridon Krajës, që humbi jetën në atentatin e një dite më parë./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu