Belen Rodriguez do të jetë shoqëruesja e nuses në dasmën e motrës së saj Cecilia Rodriguez me Ignazio Moser të dielën, por ndërkohë, duke menduar për po-në shprehet:  “Kam frikë se nuk do kem më kurrë një partner dhe martesë të qëndrueshme.

yacht hotel sarande

Ajo ka vuajtur shumë në dashuri, por shpjegon: “Më bënë copë-copë, copë-copë. Por në fund fitoj, sepse nuk dorëzohem. Jam e dashuruar…”.

Belen Rodriguez dhe dasma

Ka nisur numërimi mbrapsht për dasmën e Cecilia Rodriguez dhe Ignazio Moser  e cila ka prekur show girl argjentinas që do të jetë shoqëruese e nuses. “I uroj një martesë shumë të gjatë, jam shumë e emocionuar për të”, thotë ajo.

“Kam frikë të mos kem më të njëjtën energji dhe mendjelehtësi si dikur, por edhe të mos mund të kem më një martesë të qëndrueshme, të humbas prindërit e mi. Kam shumë frikë si gjithë të tjerët.” Fillimet e Belen Nga skena e Benevento-s Belen Rodriguez kujton fillimet e saj.

“Që në moshën 16-vjeçare fillova të punoja për të ndryshuar fatin e familjes sime dhe ndoshta pa e kuptuar u bëra një shtyllë mbështetjeje për ta. Me paratë e para që fitova bleva një litër bojë dhe e rilyeva shtëpinë para se të ktheheshin prindërit nga puna: ishte një kënaqësi gjigante për mua”, tha showgirl.

“E nisa si kamariere, ajo që shpërndante fletushka në rrugë, promotori: Bëra pak nga gjithçka, Belen nuk është thjesht një trup  i bukur. – tha Belen Rodriguez – Trishtohem si të gjithë të tjerët, dhe fakti që në rrjetet sociale të gjithë shfaqen të lumtur dhe të kënaqur është një gënjeshtër. Është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë”.

Ajo e filloi karrierën e saj në pasarelë, por donte të tregonte më shumë: “Menjëherë u mërzita nga moda, sepse jam një personazh që flet dhe kërkoj kontakte. Unë kurrë nuk kam dashur të hesht dhe kurrë nuk kam dashur të komunikoj me të tjerët vetëm përmes trupit. Ndaj fati im më i madh ishte të mos ndihesha kurrë e denjë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu