Gjatë vizitës zyrtate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Brendshëm Taulant Balla u ndal dhe bashkëbisedoi me dy nga efektivët e Policisë së New Yorkut (NYPD).
Ata janë Jacqueline Marku dhe Mikeljan Agolli, që patrullojnë çdo ditë prej vitesh në rrugët e New Yorkut.
Mikeljani tregoi se ndihej shumë mirë me punën në Polici, por e pranoi se familja e tij jo në pak raste kishte shqetësim për të, kur ishte në detyrë.
“Jemi shumë krenarë që në New York janë më shumë se 400 oficerë shqiptarë, në këtë polici”, tha ministri Balla.