Policia Rrugore ka proceduar penalisht dy persona dhe po punon për kapjen e një të tretë, pasi automjetet e tyre penguan qarkullimin në Unazën e Madhe, duke ndërhyrë në rrugën e lirë të qarkullimit për automjetet e destinuara për ceremoni martesore.

Nga verifikimet e deritanishme, është konstatuar se automjetet janë marrë me qira dhe shërbimet e policisë po vijojnë sekuestrimin e tyre. Procedimi penal iu referua Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Policia identifikoi dy shtetas në gjendje të lirë: E. D., 36 vjeç dhe D. M., 22 vjeç, ndërsa Xh. A., 28 vjeç, u shpall në kërkim. Po punohet gjithashtu për identifikimin e katër drejtuesve të tjerë të përfshirë në rast dhe për sekuestrimin e automjeteve të përdorura.

Policia e Shtetit apelon tek qytetarët të respektojnë rregullat e qarkullimit, duke paralajmëruar se çdo pengim i qarkullimit do të ndëshkohet sipas Kodit Penal.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu