
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 52 vjeç, banues në Britaninë e Madhe.
Ky shtetas u kap mbrëmjen e djeshme duke qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, në një kohë kur po zhvillohej një aktivitet. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Ngjarja është pasqyruar edhe në rrjetet sociale, ku ka ngjallur reagime.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.