Roger Federer nuk ka luajtur më tenis si profesionist për gati tre vjet, por ikona e këtij sporti vazhdon të tërheqë vëmendje.

Ylli zviceran, i cili konsiderohet si tenisti më i madh në histori, tani ka një tjetër arritje në jetën e tij, është bërë miliarder.

Sipas revistës Forbes, 44-vjeçari i është bashkuar klubit të “10-shifrorëve”, me një pasuri neto prej 1.1 miliardë dollarësh.

Ky sukses ekonomik ka ardhur nga rritja e vlerës së aksioneve të tij prej tre për qind, në markën zvicerane të këpucëve dhe veshjeve On, me të cilën ai ka qenë pjesë që nga viti 2019.

Lista e yjeve pjesë e këtij brandi përfshin fituesen e gjashtë titujve grand slam Iga Swiatek, numrin 6 të botës për meshkuj Ben Shelton dhe talentin e ri Zhoao Fonseca.

Gjatë ditëve të tij si lojtar, ku fitoi 103 turne gjatë një karriere 24-vjeçare, Federer u shpërblye me 131 milionë dollarë nga sukseset në fushë dhe rreth 1 miliard dollarë në bazë të kontratave sponsorizuese me marka të ndryshme.

Ai ka kontrata bashkëpunimi me brande të njohura si Lindt, Mercedes-Benz, Rolex dhe Moët & Chandon./Klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu