Disa turiste australiane kanë ndjekur nga afër një ndeshje të skuadrës së Vllaznisë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka ndarë një foto, ku shihen turistet në stadium, teksa shkruan se në fillim mendonte se ishte një meme.

Në postimin në rrjete sociale, Rama shkruan se ndihet mirë që sheh se si është bërë Shkodra sot, ndërsa vite më parë nuk mund ta imagjinoje një gjë të tillë.

“Kur ma çuan para pak këtë foto me turiste australiane që ndjekin në shkallët e stadiumit “Vllazninë” e Shkodrës, mendova se ishte meme dhe akoma s’jam i sigurtë që është reale, po është kaq e bukur ta shohësh e të mendosh se kjo është sot Shkodra ku deri pak vite më parë as mund ta imagjinoje një foto të tillë, sa nuk ndenja dot pa e postuar”, ka shkruar Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu