Dy plazhe shqiptare janë përfshirë në listën prestigjioze të 50 plazheve më të mira në Europë për vitin 2025, sipas kontos Instagram worlds50beaches. Grama Bay dhe Gjipë Beach renditen respektivisht në pozicionet 12 dhe 30, duke vendosur Shqipërinë mes destinacioneve më tërheqëse bregdetare të kontinentit.

Plazhi i Gjipesë

Grama, e njohur për shkëmbinjtë karakteristikë dhe ujin kristal të kaltër, tërheq vizitorë nga e gjithë bota që kërkojnë natyrë të paprekur dhe qetësi larg plazheve të mbipopulluara. Gjipeja, gjithashtu e izoluar dhe me ujë të qartë, është një tjetër perlë bregdetare që ofron peizazhe spektakolare dhe eksperienca të relaksuese për pushuesit.

Sipas burimeve të listës, renditja nuk bazohet në popullaritet, por në vlerësimet e mbi 1,000 profesionistëve të udhëtimit dhe influencerëve që eksplorojnë botën, duke u fokusuar tek bukuria natyrore dhe përvoja autentike që ofron secili plazh.

Gjiri i Gramës

Përveç Shqipërisë, në listë dominojnë destinacione të njohura si Italia, Greqia, Spanja, Portugalia dhe Franca, duke bërë që Grama dhe Gjipeja të shkëlqejnë mes perlave më të njohura europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu