
Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, jo vetëm që e nisi sezonin në LaLiga me një gol spektakolar ndaj Mallorcës, por është gjithashtu në qendër të vëmendjes për jetën e tij private.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle, 18-vjeçari po përflitet për një romancë me këngëtaren e njohur argjentinase Nicky Nicole.
Dyshja kaloi disa ditë së bashku në Monte Carlo, duke qëndruar në një hotel luksoz dhe duke shijuar detin me jaht, ndërsa u fotografuan edhe gjatë shëtitjeve të tyre nëpër qytet.
Kujtojmë se në fund të korrikut ata u panë duke shkëmbyer puthje në një beach bar, duke ushqyer edhe më shumë thashethemet për lidhjen e tyre.
Nicole, e nominuar dy herë për Latin Grammy, është një nga emrat më të rëndësishëm të skenës muzikore argjentinase. Megjithatë, as ajo dhe as Yamal nuk kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre.
Kjo nuk është hera e parë që emri i sulmuesit lidhet me histori romantike. Gjatë verës së vitit 2024, ai u përfol për një lidhje me influenceren spanjolle Alex Padilla, e cila e shoqëroi edhe në finalen e Euro 2024 në Berlin. Por, as në atë rast nuk pati një konfirmim zyrtar dhe marrëdhënia u shua me kalimin e kohës.