Një skenë e trishtë dhe revoltë njëkohësisht vjen nga fshati Jagodin i Elbasanit: fermerët po hedhin në rrugë kastravecat dhe domatet, sepse nuk kanë ku t’i shesin. Produktet e djersës dhe mundit të tyre janë kthyer në mbetje, ndërsa shteti hesht.

“Edhe po t’i japim falas, nuk i merr njeri. Jemi në hall të madh. Çmimi ka rënë në 200 lekë për arka dhe sërish s’ka interes,” – thotë një nga fermerët e zonës, teksa flak prodhimin në rrugë.

Ndërkohë që bujqësia shqiptare po fundoset çdo ditë e më shumë, ministrja Anila Denaj, e cila prej muajsh duket e shkëputur nga realiteti i fshatit shqiptar, vazhdon të heshtë e të zhvendosë përgjegjësinë.

Fermerët akuzojnë qeverinë për braktisje të plotë: mungesë të tregjeve, asnjë masë mbrojtëse ndaj importeve që po përmbytin tregun, kosto të larta dhe asnjë subvencion real që të mbështesë prodhimin vendas.

Ministrja më e padukshme dhe më e paaftë që ka pasur bujqësia shqiptare në vite, Anila Denaj, nuk ka ofruar asnjë zgjidhje konkrete për dramat që po përjetojnë fermerët në të gjithë vendin. Asnjë pikë grumbullimi funksionale, asnjë strategji për tregun vendas apo eksportin, asnjë mbështetje për të ndaluar hedhjen në erë të mundit të fshatarëve shqiptarë.

Situata në Jagodin është vetëm një pasqyrë e realitetit tragjik që po përjeton bujqësia shqiptare: në vend që të ushqejë vendin dhe të eksportojë, po mbytet në mjerim dhe shpërfillje qeveritare.

Fermerët kërkojnë masa të menjëhershme: subvencione reale, mbrojtje të prodhimit vendas, garantim tregu dhe ndalim të shkatërrimit të sektorit më jetik të vendit.

Nëse kjo qeveri nuk e dëgjon fshatin sot, nesër do jetë shumë vonë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu