
Drejtori sportiv, Igli Tare doli sot në konferencën për shtyp së bashku me Masimiliano Alegrin në ditën e prezantimit të tij si trajneri i ri i Milanit. Ai i uroi mirëseardhjen teknikut të ri dhe u ndal te Ardon Jashari.
“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar Alegrin dhe stafin e tij për entuziazmin që sollën në fillimin e kësaj aventure të re. Ardhja e tij në Milano u pranua menjëherë, ne pamë tek ai një figurë të rëndësishme që do të sjellë përvojë, ide të qarta dhe mbi të gjitha një mentalitet fituesi në ekip”.
Një nga emrat më të kërkuar në tregun e transferimeve është Jashari nga Klub Bryzh…
“Nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për këtë në një konferencë për tregun e transferimeve. Është një situatë që ju e dini tashmë dhe për të cilën ne interesohemi, fakti që ai mund të vijë në Milan. Ky është vullneti i tij, të luajë për këtë ekip. Por në këtë kohë duhet të respektojmë dinamikën e një klubi tjetër me të cilin ai është nën kontratë. Ne besojmë se kemi bërë një ofertë të shkëlqyer, gjithashtu në respekt të historisë së klubit dhe futbollit belg. Shpresoj që historia të përfundojë me një fund të lumtur për Milanin dhe për lojtarin”.