
Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët paraditen e sotme.
Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit.
Qytetarët në panik kanë arritur të dalin në kohë nga autobusi dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit e Kamzës, të cilët neutralizuan flakët. Shkaqet e zjarrit po hetohen./vizionplus