Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur pas procesit të rinumërimit për tre javë në katër qarqe kyçe në vend.

“Mungesë kodi sigurie të kutisë së fletëve të votimit, mospërputhje të kodeve të sigurisë, mospërputhje të shifrave të raportuara të fletëve të papërdorura. Në kuti votimi u gjetën tetë vota më pak se sa numri i zgjedhësve që kanë marrë pjesë në votim. Në një tjetër qendër votimi u gjetën dy fletë votimi më pak se numri i zgjedhësve. Në këto qendra votimi, është konstatuar se ka pasur më shumë fletë votimi se zgjedhës që kanë marrë pjesë në votim, fletë të papërdorura ose të humbura, humbja e vulave të komisionit në QV-të si dhe humbja e listës fizike të zgjedhësve”, deklaroi fillimisht përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu, duke pretenduar për parregullsi në 27 qendra votimi të qarkut Elbasan.

Më tej, bëri me dije se Partia Demokratike ka përgatitur një raport me pamjet filmike të KZAZ-ve në Elbasan.

“Ka pasur raste kur qendrat e votimit nuk janë monitoruar, kur nuk janë vënë kamerat, me qëllim fshehje të asaj që ka ndodhur. Në rastet kur komisioneri voton për qytetarët apo persona që votojnë në mënyrë të paautorizuar, apo kur persona nga jashtë sjellin fletë votimi në komision. Janë konstatuar raste që në terësi, ne i vlerësojmë si parregullsi që çojnë në pavlefshmëri të votimit në këto qendra”, deklaroi anëtari i KAS./klan

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu