
Një bilanc alarmues zbulohet për Detin Mesdhe. Ai është gjithnjë e më i ngrohtë. Në muajin qershor temperatura mesatare sipërfaqësore e Detit Mesdhe ishte 24.3°C, mesatarja më e lartë mujore e regjistruar në dhjetë vitet e fundit vetëm në muajin qershor me një 1° mbi mesataren në periudhën e konsideruar (qershor 2015 – qershor 2024). Gjithashtu, shqetësuese është gjendja shëndetësore e Detit Tirren, i cili regjistroi një temperaturë mesatare sipërfaqësore prej 25.1°C në qershor 2025, ndërsa Deti Adriatik prej rreth 24.1°C në një mënyrë pothuajse uniforme me përjashtim të pjesës më lindore përgjatë bregdetit që shkon nga Mali i Zi në Shqipëri, ku temperaturat sipërfaqësore të ujit ishin dukshëm më pak të ngrohta. Alarmi u dha nga Goletta Verde e Legambiente, dy agjenci të cilat mbikqyrin “shëndetin” e deteve dhe brigjeve. Ato, këtë mëngjes në agim, organizuan një protest të shpejtë përgjatë bregdetit Adriatik, duke shpalosur flamurin “Nuk është vapë. Është krizë klimatike”. //ANSA