Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës, ka mahnitur ndjekësit me një paraqitje elegante dhe plot finesë në Crowne Plaza, në Podgoricë. E veshur me një fustan të verdhë pastel, të gjatë dhe me prerje klasike, Jahjaga ka sjellë një kombinim perfekt të thjeshtësisë dhe luksit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në hapësirën shqiptare.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet me humor dhe krenari:

“Fotografi i panjohur kësaj radhe, por stili i garantuar nga gratë e Kosovës.”

Mesazhi u shoqërua me një imazh ku ajo rrezaton hijeshi dhe vetëbesim, me një grim të lehtë dhe aksesorë të përzgjedhur me kujdes, që plotësonin harmonikisht look-un e saj të sofistikuar.

Reagimet në rrjete sociale ishin të menjëhershme, me mijëra pëlqime dhe komente që e komplimentojnë jo vetëm për pamjen, por edhe për figurën që ajo përfaqëson si grua e fuqishme, e thjeshtë dhe me klas.

Atifete Jahjaga, edhe pas përfundimit të mandatit të saj si presidente në 2016-ën dhe me një divorc pas krahëve, ajo ka mbetur aktive në çështje të rëndësishme shoqërore, sidomos në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe viktimave të dhunës seksuale në konflikt.

Look-u i saj që e bën të duket totalisht ndryshe nga presidentja e dikurshme që doli nga “zarfi” (figurë konsensuale me bekimin amerikan) nuk resht së habituri.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu