
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, qyteti i Beratit do të shënojë sot temperaturën më të lartë, me termometrin që pritet të arrijë deri në 41 gradë Celsius.
Përjashtim bëjnë disa vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në zonat malore jugore, gjatë orëve të mesditës.
Era do të fryjë nga veriperëndimi në verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat e ulëta dhe përgjatë bregdetit priten rritje të shpejtësisë deri në 7-8 m/s.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët deri në 1-2 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim dhe aktivitete detare.