Byroja e Imigracionit të Filipineve shprehu shqetësim të thellë për numrin në rritje të personave nga ky vend që trafikohen në Shqipëri. Byroja u shpreh me anë të një deklarate se 3 filipinas u ndaluan nga oficerët e imigracionit në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) dhe u penguan të hipnin në fluturimin e tyre për në Malajzi.
Ata pretenduan se ishin turistë, por më vonë pranuan se u ishte premtuar punë në Shqipëri si ndihmëse shtëpie, punëtore fabrike dhe kamerierë. Byroja shtoi se tre filipinasit e ndaluar pretenduan se u kishin paguar midis ₱34,000 dhe ₱74,000 rekrutuesve që kishin kontaktuar përmes Facebook Messenger.
Pas dërgimit të pagesave, Byroja tha se rekrutuesit e dyshuar i bllokuan tre filipinasit në internet dhe i lanë pa udhëzime të mëtejshme ose dokumentacion të vlefshëm. “Tashmë po shohim një rritje të dukshme të largimeve të paligjshme me destinacion Shqipërinë, dhe këto nuk janë raste të izoluara” – tha Komisioneri i Byrosë së Imigracionit, Joel Anthony M. Viado, në një deklaratë.
Viado u shpreh se Këshilli Ndër-Agjenci Kundër Trafikimit (IACAT) është informuar në mënyrë që të bëhen më shumë përpjekje në ndjekjen e rekrutuesve të paligjshëm. /LAPSI.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu