Një 41-vjeçar i dënuar për krime të rënda kundër jetës dhe personit është vënë në pranga nga Policia e Shtetit.

Shtetasi Ervis Çela, banues në Peqin, u arrestua në Qeparo, Himarë, pas një operacioni të zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Elbasanit kishte njohur një vendim të dhënë nga drejtësia italiane, duke e dënuar me 21 vite burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 11 muaj e 16 ditë.

Ervis Çela është dënuar për një sërë veprash penale të rënda:

  • “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim
  • “Heqje e paligjshme e lirisë”
  • “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, mbetur në tentativë
  • “Kanosja për të mos kallëzuar”
  • “Mbajtje pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”
  • “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu