Një konflikt mes disa shtetasve në fshatin Theth ka rrezikuar të përshkallëzohet në ngjarje më të rëndë, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë e ka neutralizuar situatën.

Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari A. Rr. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti ku ndodheshin tre persona. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale në automjetin e tyre.

Pas këtij momenti, tre shtetasit që ndodheshin në makinë, N. H., 29 vjeç, P. H., 27 vjeç dhe D. Rr., 29 vjeç, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj autorit të të shtënave. Të tre janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Policia ka arrestuar autorin e të shtënave dhe ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë së bashku me municionin luftarak.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu