Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e tij për të zëvendësuar masën e sigurisë dhe lirimin nga paraburgimi, ku qëndron prej tetorit të vitit të kaluar.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani tha se Meta kundërshtoi provat e reja të SPAK, përmes nje debati me prokurorin Sotir Kllapi. Për kartën e kreditit që SPAK akuzon se u përdorën për blerje tha se Meta nuk ka asnjë lidhje, por se ato i ka përdorur ish-gruaja Monika Kryemadhi.

“Meta s’ka përdor kur karta në jetë e tij, s’ka asnjë lloj dijenie se çfarë ka ndodhur me zonjën Kryemadhi. Secili në një vend demokratik mban përgjegjësi për veten e vet, kështu an ka mësuar edhe kryeministri në daljen tij. Askush sot nuk e di se përse duhet të qëndrojë Meta në arrest me burg. Hetimet nuk kanë përfunduar, ne po presim se ca do bëjë SPAK. Janë të paktën 3-4 që kanë dhënë dëshmi të rremë para BKH”, tha avokati.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu