Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, Ivanka Trump, ndodhet në Vlorë, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jered Kushner dhe familja e tyre.

Ata kanë zgjedhur që në këtë udhëtim të drekojnë në një nga restorantet në qytetin bregdetar, tek i cili kanë postuar edhe një foto. Në sfond perëndimi, dhe ishulli i Sazanit, ku dhëndri i Donald Trump, pritet të investojë për ndërtimin e një resorti luksoz në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë.

Me statusin e investitorit strategjik prej janarit, dhëndri i Trump, Jered Kushner, do të ndërtojë një resort me vlerë 1.4 miliardë dollarë, edhe me shtetin shqiptar pjesë të investimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu