Arabia Saudite është kthyer në partnerin kryesor të Shqipërisë për furnizimin me naftë, duke mbuluar plot 40% të sasisë së përgjithshme të importuar në muajin maj. Kjo e vendos këtë shtet të Gjirit në krye të listës së vendeve furnizuese, përpara Egjiptit (12%) dhe Algjerisë (11%).

Struktura e tregtisë së hidrokarbureve ka ndryshuar dukshëm krahasuar me vitet e kaluara, për shkak të zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme. Si rezultat, vende si India, Omani, Greqia dhe Italia kanë reduktuar ndjeshëm dërgesat drejt tregut shqiptar.

Sipas të dhënave të tregtisë për muajin maj, Greqia ka pësuar një rënie të ndjeshme të peshës në tregun shqiptar të naftës, nga 14% vitin e kaluar në vetëm 4% këtë vit. Italia ka zbritur nga 5.5% në 1.2%.

Ndërkohë, janë shfaqur furnizues të rinj me peshë gjithnjë e më të madhe: Kroacia dhe Rumania kanë hyrë në listën e partnerëve të rëndësishëm, përkatësisht me 5.5% dhe 3.8% të totalit të importeve të naftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu