Në kuadër të turit të tij falënderues pas zgjedhjeve të 11 majit, ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ndodhet në Itali, ku po zhvillon takime me komunitetin shqiptar.

Ky tur vjen pas pjesëmarrjes historike të diasporës në procesin zgjedhor, për herë të parë me votë me postë, e cila i dha Partisë Socialiste një mbështetje të fortë: 122,255 vota, ose 61.14% të totalit të votave nga jashtë vendit.

Përveç takimeve me sipërmarrës, profesionistë dhe të rinj të angazhuar, Balla mori pjesë, si i ftuar nderi, në një dasmë shqiptare, ku bashkatdhetarët ruajnë me krenari zakonet, edhe pse larg atdheut.

Në një moment të veçantë gjatë festës, ai u bashkua me të pranishmit në valle, nën tingujt e këngës “Fustanin që ta solla mbrëmë”, të interpretuar “live” nga këngëtarja e njohur Aurela Gaçe.

Balla udhëhoqi vallen në shenjë respekti, si një akt mes politikës dhe jetës reale të diasporës, e cila tradicionalisht dëshmon origjinën e saj përmes ruajtjes së zakoneve shqiptare të dasmës por dhe mortit.

Ndërsa vota e diasporës do të hyjë tashmë edhe në traditën politike, sepse shënoi një akt përkatësie, që tregoi se Shqipëria është aty ku janë shqiptarët.

“Faleminderit, Diasporë, për besimin dhe dashurinë që treguat për Shqipërinë. Tani nis një etapë e re, ku zëri juaj do të jetë gjithnjë e më i fortë në vendimmarrjen kombëtare,” është mesazhi që drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, përcjell në takimet e falënderimit si kujtesë, se Partia Socialiste, ashtu siç ka vepruar në 34 vite angazhim politik, nuk do ta braktisë kurrë diasporën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu