Me vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinisur sot hapja e kutive dhe numërimi i votave për katër qarqe të Shqipërisë.
Proçesi nisi rreth orës 10:30 në pallatin e sportit Fahrije Hoti në kryeqytet me 94 kutitë e qytetit të Gramshit dhe Peqinit, të cilat do të hapen për kontroll dokumentacioni dhe sasisë pa përfshirë rinumërim votash.
Tirana do të jetë qarku i dytë që do t’i nënshtrohet procesit me rreth 1282 kuti për vota partiake dhe për kanididatët.
Rinumërimi do të përfshijë edhe Fierin e Durrësin me 360 kuti përfshirë 85 nga diaspora.
Proçesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe  po realizohet me 24 grupe pune  dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin.
Me rinumërim të votave mundësia për ndryshim të emrave fitues është relativisht e ulët./vizionplus.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu