Arrestohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, skafisti Krenar Velaj  nga Orikumi.

“Ditën e djeshme, në vendin e quajtur Gjiri i Gjipesë, shtetasi K. V., duke drejtuar një gomone, ka goditur në det me pjesën e përparme të saj shtetasin D. S., 46 vjeç, banues në Gjermani. Ky shtetas ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Pas incidentit, drejtuesi i gomones ka dhënë ndihmën e parë dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet. Policia kufitare ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar të plagosurin fillimisht në spitalin e Himarës, ndërsa më pas ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu