Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vijon me postimet në platformën në TikTok ku nuk mungojnë “mesazhet e koduara”. Në video të fundit, paraqitur mëposhtë, Veliaj ka vendosur këngën e Rihanna-s “A man!” dhe shkruan për “rastin e tij”. Kryebashkiaku thotë se e di se arrestimi i tij i ka bërë disa të ndihen mirë, por paralajmëron se karma do t’u kthehet atyre që e duan keq dhe shton se shpreson që ata të jenë po aq të fortë sa ai.

“Më arrestuan dhe më poshtëruan…e di që kjo i bëri të ndjeheshin mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën, edhe nëse është me vonesë. Shpresoj vetëm të jenë po aq të fortë sa isha unë. Nuk kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë sepse kështu bën një kryetar Bashkie,” shkruan Veliaj në videon e publikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu