Të paktën 150 krerë bagëti të imta kanë ngordhur në një nga fermat në fshatit Val të Njësisë administrative Martanesh të Bashkisë Bulqizë, ku është shfaqur sëmundja e murtajës së ruminantëve të vegjël te bagëtitë.

Ndërkohë, shërbimi veterinar Dibër ka kryer inspektimin pranë kësaj ferme në pronësi të blegtorit Bajram Mata, ku janë konstatuar rreth 150 krerë të imta të ngordhura ku dyshohet sëmundja e murtajës.

Aktualisht, janë marrë analizat, të cilët i kanë dërguar pranë institucionit përkatës në Tiranë dhe se janë në pritje të përgjigjeve të analiza për të përcaktuar shkakun e sëmundjes./Syri

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu